Arsen Venger: Të gatshëm për të pritur Suarez

Arsen Venger:  Të gatshëm për të pritur Suarez

 Tekniku i Arsenalit, Francezi Arsen Venger ka zbuluar se ai është i përgatitur të presë  objektivat e transferimit, pasi pretendon se Arsenal mund të fitojë titullin kampion në Premier Ligë me ose pa nënshkrime të reja. “Topçinjtë e Londrës ” janë vënë në ndekje të sulmuesit uruguajan,Luis  Suarez  si dhe i kanë ofruar Liverpulit 40

 Tekniku i Arsenalit, Francezi Arsen Venger ka zbuluar se ai është i përgatitur të presë  objektivat e transferimit, pasi pretendon se Arsenal mund të fitojë titullin kampion në Premier Ligë me ose pa nënshkrime të reja.

“Topçinjtë e Londrës ” janë vënë në ndekje të sulmuesit uruguajan,Luis  Suarez  si dhe i kanë ofruar Liverpulit 40 milion paund për të marrë shërbimet e sulmuesit.  Sipas teknikut  francez, Arsenal është akoma larg nënshkrimit por thekson se Londinezët janë të gatshëm për ta pritur atë.

“Ne jemi të gatshëm për të bërë marrëveshje të shpejtë, por transferimet nuk varen nga ne. Ne jemi të pregatitur për  të pritur. Ne jemi në merkato për të forcuar skuadrën tone, me ose pa shtesa ne jemi pretndent për titull sezonin e ardhshëm. Ajo që duam ne është një lojtar cilësor dhe me emër. Në këtë moment un duhet tju them që nuk jemi afër nënshkrimit me askënd”,ka thënë bosi i topçinjve për mediat.

/Klajdi Lleshi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar