Arritjet teknologjike që do ta habisin botën.

0

Avancimet teknologjike kanë qenë në rritje eksponenciale deri tani. Teknologjia është rrënjosur aq thellë në jetën tonë sa, është e vështirë tani të imagjinohet jeta pa të.

Ne vendosim se çfarë është dhe çfarë nuk është e mundur, qoftë nëse ne e dimë atë apo jo. Më poshtë do të gjeni 3 arritjet e ardhshme teknologjike të cilat do t’ju lënë pa mend:

1.Bioteknologjia – Duar bionike të kontrolluara nga truri i njeriut.

     Nëse një person do të pësojë një dëmtim të rëndë në dorë, do të mund ta zëvendësojë me një dorë bionike. Këto duar bionike  janë komplet të kontrolluara nga truri dhe nuk ka nevojë për ndonjë operacion që t’i lidhim ato me trupin tonë.

Këto duar do të kushtojnë shtrenjtë, por do të fitohet mundësia për të pasur një dorë plotësisht funksionale në të ardhmen.

download

2. Arkitektura e ardhshme – Rrokaqiejt rrotullues në Dubai.

Kjo ndërtesë jo vetëm që është e bukur, por ajo lëvizë vazhdimisht. Përderisa kjo mund të tingëllojë e pasigurt, ajo është e ndërtuar nga turbinat e erës të cilat krijojnë energji. Me kalimin e kohës, kjo ndërtesë do të prodhojë energji të mjaftueshme për vete dhe për ndërtesat rreth saj.

images

3.  Transporti

Prej vitesh, etanoli dhe hidrogjeni eksperimentohen si karburante për të ulur shkallën e ndotjes së ambientit. Substanca prodhon gaze të përbëra prej avujsh uji dhe dioksidi karboni, ndërsa djegia e hidrogjenit prodhon vetëm avuj uji.

Sot, kompanitë e mëdha të automobilave po studiojnë tregje të reja blerësish, të cilët duan automjete që të harxhojnë sa më pak, e në të njëjtën kohë të jenë ekologjike. Mbetet vetëm të presim, se çfarë do të ndodhë vitet e ardhshme. A do të vazhdojnë më të përdoren nafta dhe benzina, si të vetmet alternativa për të lëvizur?

download (1)

S.KURTAJ

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here