Arritjet e skuadrave shqiptare në Evropë

Nga Ermand Vrapi  Futbolli është një nga sportet më të ndjekur në Shqipëri, nga të gjitha grupmoshat. Futbolli në Shqipëri e ka zanafillën e tij në fillimin e shekullit të 20-të. Në qytetet e mëdha si Shkodër, Elbasan, Vlorë dhe Korçë, ku kishte edhe shumë të huaj, futbolli nisi të përhapej me shpejtësi. Ndeshja e

Nga Ermand Vrapi 

Futbolli është një nga sportet më të ndjekur në Shqipëri, nga të gjitha grupmoshat. Futbolli në Shqipëri e ka zanafillën e tij në fillimin e shekullit të 20-të. Në qytetet e mëdha si Shkodër, Elbasan, Vlorë dhe Korçë, ku kishte edhe shumë të huaj, futbolli nisi të përhapej me shpejtësi.

Ndeshja e parë ndërkombëtare është zhvilluar në Shkodër përgjatë Luftës së Parë Botërore. Në vitin 1930 u krijua Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF). Dhe po këtë vit Shqipëria pranohet si anëtare e FIFA-s, Bashkimit të Federatave Botërore të Futbollit, e cila po këtë vit kishte organizuar për herë të parë Kupën “Zhyl Rime” (sot Kupa e Botës).

Në vitin 1931 organizohet kampionati i parë kombëtar i futbollit në Shqipëri që u fitua nga SK Tirana. Në përgjithësi, deri në vitin 1939, në kampionatet kombëtare ka pasur një rivalitet të madh mes Tiranës dhe Vllaznisë, ku fituese ka dalë e para, por ka pasur edhe mjaft skuadra të tjera si Skënderbeu, Flamurtari, etj, të cilët nisën të rivalizonin me dy skuadrat më të mëdha dhe më të forta në atë periudhë.

Një risi tjetër që e bëri futbollin edhe më të dashur e të ndjekur në Shqipëri ka qenë edhe aktivizimi i disa lojtarëve të veçantë në kampionatin italian. Kanë shkëlqyer në këtë ambient profesionistësh lojtarë të tillë si; Riza Lushta me Juventusin, Naim Kryeziu me Romën, Loro Boriçi me Lacion, etj.

Futbolli shqiptar filloi të shfaqej në arenën ndërkombëtare në vitin 1946. Në Tiranë u zhvilluan Lojërat Ballkanike, ku Shqipëria që e kishte tashmë kombëtaren e saj merr pjesë për herë të parë në një aktivitet zyrtar. Skuadra jonë Kombëtare shpallet fituese e turneut të futbollit, ç’ka përbënte një sukses të jashtëzakonshëm. Në vitin 1954, pas kërkesës së Shqipërisë, Federata Shqiptare e Futbollit bëhet anëtare e organizmit më të rëndësishëm të futbollit evropian UEFA.

 

Arritjet më të mëdha në rang klubesh ndër skuadrat shqiptare shquhen:

KS Flamurtari

Ndeshjen e parë ndërkombëtare zyrtare e ka zhvilluar në Athinë, me ekipin e AEK-ut për Kupën Ballkanike në vitin 1980.

Të tjera ndeshje të rëndesishme Flamurtari i ka luajtur me Olimpiakos në vitin 1990-1991. Flamurtari-Olimpiakos 0-2 dhe Olimpiakos-Flamurtari 3-1.

Pra, majat më të larta të cilësisë, mbresat e shkëlqyera të futbollit vlonjat janë në vitet 1980-1990, kur “Flamurtari” hodhi hapin e parë jashtë vendit për t’u ballafaquar me futbollin ballkanik e atë evropian.

Veçanërisht në vitin 1987, kur vlonjatët takohen për herë të dytë me “demat” spanjollë të “Barcelonës” duke fituar në Vlorë me rezultatin 1-0, pasi ndeshja e parë në Spanjë kishte përfunduar 1-1 dhe largohen nga kupa UEFA në tur të tretë, gjë që s’e kishte arrirë me parë ndonjë ekip shqiptar.

KF Partizani

Historiku i skuadrës së Partizanit është shumë i pasur ,mjafton të përmendim disa nga ndeshjet dhe rivalët me të cilët është përballur Partizani.

Në Kupen e Kampioneve, Partizani – Austria Viena 1-0 (1981)

Partizani – Celtic 1-0 (1979)

Partizani – FC Koln 0-0 (1964)

Në Kupën Intertoto kualifikimi për në raundin e dytë në 2003 pas një fitore ndaj Maccabi Netanya 2-0 në Tiranë.

Në Kupën e Kupave, Partizani – Feyenoord 0-0 (1991)

Partizani – Malmo 0-0 (1980)

Partizani – Atvidabergs 2-0 (1970)

Partizani – Torino 1-0 (1968)

Por më kryesorja ka qene fitorja e Kupës Ballkanike në vitin 1970 ndaj Beroe Stara Zagora.

 

FK Tirana

Në arenën e futbollit Europian Tirana është e njohur me pjesëmarrjen e saj në Ligën e Kampioneve (14 herë) ; në Kupën UEFA (9 herë), ndërsa në Kupën e Kupave (3 herë). Ndër të tjera KF Tirana ka marrë pjesë 7 herë në Kupën Ballkanike, ku është 1 herë nënkampione. Bardheblutë mbajnë rekordin e paraqitjeve të një klubi shqiptar në Evropë, jo vetëm në numrin e lartë të pjesëmarrjeve (26), por dhe në sukseset e arritura përgjatë historisë 47-vjecare të kësaj pjesëmarrjeje, ku numërojnë plot 11 ture te kaluara ne kupat e ndryshme evropiane, si asnjë skuadër tjetër shqiptare.

Gjithashtu, bardheblutë mbajnë rekordin e të gjitha kohërave edhe për pozicionin më të lartë të një klubi futbolli shqiptar në renditjen e IFFHS, teksa në vitin 1987 renditeshin të 31-t në Botë, kjo pas sukseseve të një viti më parë në Kupën e Kupave.

 

FK Kukësi

Kukësi është një ndër skuadrat më simpatike shqiptare e cila ka arritur deri në fazën Play-Off.

UEFA Europa League                                                                              shtëpi               jashtë

Raundi i parë kualifikues        Kukësi-Flora Tallinn                0–0              1–1

Raundi i dytë kualifikues        Kukësi-Sarajevo                        3–2             0–0

Raundi i tretë kualifikues        Kukësi-Metalurh Donetsk       2–0                 0-1

Raundi i Play-Off                     Kukësi- Trabzonspor             0–2                3–1

 

KS Besa

Besa konfirmoi vendin e saj në Kupën UEFA 2007–08. Në raundin e parë kualifikues ata u përballën kundër FK Bežanija të Serbisë, duke barazuar 2–2 në ndeshjen jashtë dhe pa gola në ndeshjen brenda. Në raundin e dytë kualifikues ata u mposhtën 3–0 në të dyja ndeshjet nga skuadra belge Litex Lovech.

Në vitin 2008, ata u kualifikuan në Kupën Intertoto falë vendit të tretë të arritur në kampionat. Ata e kaluan raundin e parë duke barazuar pa gola në shtëpi dhe duke barazuar 1–1 në Qipro kundër Ethnikos Achna. Ata u eliminuan në raundin e dytë nga klubi zviceran Grasshopper Zürich.

 

FK Vllaznia

Vllaznia mban lart nderin e veriut sepse është e vetmja skuadër veriore e cila ka rivalizuar me ekipet e kryeqytetit. Nder të tjera Vllaznia ka arritje edhe në arenën ndërkombëtare.

Shtëpi       Jashtë

1978/79           UEFA European Cup 1R       Vllaznia-Austria Ëien                     2–0           4–1

1987/88           UEFA Cup Ëinners’ Cup        1R       Vllaznia-Sliema Ëanderers         2–0   0–4

2R                        Vllaznia-Finland RoPS           0-1    1–0

1991/92           UEFA Cup      1R                      Vllaznia-AEK Athens                        0–1    2–0

1998/99           UEFA Champions League              Vllaznia-FC Dinamo Tbilisi        3–1      3–0

1999/00           UEFA Cup      QR                    Vllaznia-Spartak Trnava                   1–1      2–0

2000    UEFA Intertoto Cup  1R                   Vllaznia-Nea Salamis FC                       1–2   4–1

2001/02           UEFA Champions League      Vllaznia-KR Reykjavik                          1–0   2–1

2QR                      Vllaznia-Galatasaray              1–4    2–0

2003/04           UEFA Cup      QR                     Vllaznia-Dundee FC                            0–2  4–0

2004    UEFA Intertoto Cup  1R                               Vllaznia-Hapoel Beer Sheva        1–2            0–3

2R            Vllaznia-NK Slaven Belupo        1–0          2–0

2007    UEFA Intertoto Cup  1R                   Vllaznia-NK Zagreb                  1–0   2–1

2R                     Vllaznia-Trabzonspor      0–4 6–0

2008/09           UEFA Cup      1QR                   Vllaznia-FC Koper                  0–0   1–2

2QR                      Vllaznia-S.S.C. Napoli           0–3    5–0

2009/10           UEFA Europa League            1QR        Vllaznia-Sligo Rovers                        1–1   1–2

2QR                        Vllaznia-Rapid Ëien               0–3   5–0

2011/12           UEFA Europa League            1QR    Vllaznia-Birkirkara F.C.                         1–1   0–1

2QR                         Vllaznia-FC Thun                   0–0   2–1

 

KS Dinamo:

KS Dinamo ka dalë 18 herë Kampione e Shqipërisë në futboll dhe ka fituar 15 herë Kupën e Shqipërisë. Po ashtu KS Dinamo ka një numër pjesëmarrjesh në skenën evropiane të futbollit duke marrë marë pjesë në Ligën e Kampionëve, pesë herë në Kupën UEFA, tre herë për Kupën e Kupave dhe pesë herë në Kupën Ballkanike. Dinamo ka edhe nje katallog të pasur në sfidat ndërkombëtare

1971/72           UEFA Kupa e Fituesve të Kupës       R1       Dinamo-Austria Ëien      1-1   1-0

1980/81           UEFA Liga e Kampionëve     R1       Dinamo-FC Ajax                        0-2   1-0

1981/82           UEFA Kupa                                 R1  Dinamo-Carl Zeiss Jena           1-0      4-0

1982/83           UEFA Kupa e Fituesve të Kupës       R1       Dinamo-Aberdeen FC               0-0    1-0

1985/86           UEFA Kupa                                 R1          Dinamo-Hamrun Spartan    1-0   0-0

R2          Dinamo-Sporting   0-0      1-0

1986/87           UEFA Liga e Kampionëve     R1       Dinamo-Beşiktaş JK            0-1          2-0

1989/90           UEFA Kupa e Fituesve të Kupës QR   Dinamo-PFC Chernomorets    4-0   3-1

R1          Dinamo- Dinamo Bucureşti    1-0  2-0

1990/91           UEFA Liga e Kampionëve     R1          Dinamo-Olympique Marseille0-0     5-1

2001/02           UEFA Kupa                              QR1       Dinamo- Dinamo Bucureşti    1-3  1-0

2002/03           UEFA Liga e Kampionëve     QR1    Dinamo-FBK Kaunas          0-0          2-3

QR2       Dinamo-Brøndby IF                     0-4          1-0

2003/04           UEFA Kupa                        QR         Dinamo-KSC Lokeren          0-4          3-1

2004/05           UEFA Kupa                         QR1       Dinamo-Oţelul Galaţi           1-4          4-0

2005    UEFA Intertoto Kupa                                  R1         Dinamo-NK Varteks            2-1          4-1

2006/07           UEFA Kupa                          QR1       Dinamo-CSKA Sofia          0-1          4-1

2008/09           UEFA Liga e Kampionëve     QR1       Dinamo-Modriča               0-2          2-1

2009/10           UEFA Kupa                              QR1       Dinamo-FC Lahti            2-0          4-1

2010/11           UEFA Liga e Kampionëve     QR2    Dinamo-FC Sheriff Tiraspoli    1-0     3-1

Këto janë disa ndër skuadrat më të titulluara që kanë bërë histori në arenën ndërkombëtare.

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar