Tërhiqet Maqedonia, arrihet marrëveshja me Kosovën

Tërhiqet Maqedonia, arrihet marrëveshja me Kosovën

Kosova dhe Maqedonas pritet t’i japin fund problemeve për kalimin e mallrave dhe udhëtarëve, pas marrëveshjes së arritur mes dy qeverive. Sipas zëvendëskryeministrit të Kosovës, Hajredin Kuçi, marrëveshja për hapjen e kufijve është arritur me palën maqedonase, por hapja e kufijve nuk ka ndodhur ende. Një gjë e tillë pritet të ndodhë sonte pas orës

Kosova dhe Maqedonas pritet t’i japin fund problemeve për kalimin e mallrave dhe udhëtarëve, pas marrëveshjes së arritur mes dy qeverive.

Sipas zëvendëskryeministrit të Kosovës, Hajredin Kuçi, marrëveshja për hapjen e kufijve është arritur me palën maqedonase, por hapja e kufijve nuk ka ndodhur ende. Një gjë e tillë pritet të ndodhë sonte pas orës 24:00.

“Unë besoj se gjëra të tilla nuk do të përsëriten në të ardhmen por përkundrazi do të ketë bashkëpunim, që të mos ketë skena të tilla ndërkufitare”, tha Kuçi.

Sipas tij, nga ana e Maqedonisë rol të rëndësishëm në këtë marrëveshje ka luajtur kreu i BDI-së, Ali Ahmeti.

/Redjon Shtylla/

 

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar