Arrestohet pronari i një bari në Tiranë

Arrestohet pronari i një bari në Tiranë

Ilir Ago është arrestuar mbrëmjen e djeshme nga Antikrimi Financiar pasi akuzohet për mashtrim të rëndë financiar. Ago është pronari i një bari, në ish-Bllok në Tiranë dhe arrestimi i tij është bërë i mundur  pas masës së arrestit të lëshuar nga Gjykata. Ilir Ago, akuzohet për mashtrime dhe për falsifikime në shitblerje pronash në

Ilir Ago është arrestuar mbrëmjen e djeshme nga Antikrimi Financiar pasi akuzohet për mashtrim të rëndë financiar.

Ago është pronari i një bari, në ish-Bllok në Tiranë dhe arrestimi i tij është bërë i mundur  pas masës së arrestit të lëshuar nga Gjykata.

Ilir Ago, akuzohet për mashtrime dhe për falsifikime në shitblerje pronash në shuma të mëdha. Shuma e mashtrimit për të cilën ai akuzohet arrin në vlerën e 500 mijë euro.

Bari i cili është në pronësi të Agos ka qenë disa herë objekt i konfliktit më Policinë Bashkiake për shakak të shkeljeve të shumta që ai kishte me ligjin por, tashmë ndodhet nën sekuestim.

Nga të dhënat e Policisë së Tiranës dhe Antikrimit Financiar rezulton se, hetimet e kryera ndër vite,  kanë çuar në zbardhjen e falsifikimeve që Ago kishte bërë.

Arrestimi është kryer mbrëmjen e djeshme, ndërsa janë konfiskuar pronat e tij që dyshohen të jenë me dokumentacion të falsifikuar.

/Sonila Qazimi/

 

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar