Arrestohet kryekomunari i Ksamilit

0

Kryetari i Komunës së Ksamilit dhe shefi i Urbanistikës në këtë komunë përfunduan sot në prangat e policisë për abuzime me lejet e ndërtimit.

Policia e Sarandës bën të ditur se Besnik Abedini, kryetar i Komunës Ksamil  dhe Fatos Malaj, shefi i Urbanistikës, akuzohen për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

Këta zyrtarë në shpërdorim të detyrës kanë dhënë dhe lejuar zhvillimin e 15 lejeve ndërtimore në kundërshtim flagrant me ligjin për planifikimin e territorit.

Këto leje janë dhënë gjatë periudhës 2012-2013  si dhe në vitin 2014.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here