Arrestohet i shumëkërkuari për trafik droge

Arrestohet i shumëkërkuari për trafik droge

Bashkëpunimi i Policisë së Vlorës me atë të Tiranës kanë bërë të mundur mëngjesin e sotëm, arrestimin e një personi të shpallur në kërkim për drogë. Operacioni i cili zgjati për më shumë se një vit hetimesh të shumta u mbyll me sukses në autostradën Levan-Vlorë ku u bë e mundur arrestimi i 28 vjeçarit

Bashkëpunimi i Policisë së Vlorës me atë të Tiranës kanë bërë të mundur mëngjesin e sotëm, arrestimin e një personi të shpallur në kërkim për drogë.

Operacioni i cili zgjati për më shumë se një vit hetimesh të shumta u mbyll me sukses në autostradën Levan-Vlorë ku u bë e mundur arrestimi i 28 vjeçarit Ervis Malaj.

Gjatë arrestimit të këtij shtetasi forcat policore kanë hasur me qëndreësn e këtij të fundit pasi manovrimet e tij për tu arratisur qenë të shumta por pavarësisht kësaj 28 vjeçari ra në prangat e policisë.

Sipas burimeve policore Ervis Malaj rezultonte me precedentë të shumtë penalë gjë që e ka shtyrë më tej hetimin ndaj tij si qëllim zbardhjen e plotë të veprimtarisë së tij kriminale.

 

/Erzen Carja/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar