Arrestohet grupi që tentoi të grabisë zvicerianin

Arrestohet grupi që tentoi të grabisë zvicerianin

Pesë të rinj janë arrestuar nga policia e kryeqytetit, pasi tentuan të vjedhin një shtetas zvicerian. Ne pranga janë vënë katër djem dhe një vajzë që mbrëmjen e së hënës kanë tentuar të grabisin me dhunë një 47-vjeçar nga Zvicra.  Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Faik Konica”, në Tiranë, ku katër djemtë i kanë zënë

Pesë të rinj janë arrestuar nga policia e kryeqytetit, pasi tentuan të vjedhin një shtetas zvicerian.

Ne pranga janë vënë katër djem dhe një vajzë që mbrëmjen e së hënës kanë tentuar të grabisin me dhunë një 47-vjeçar nga Zvicra.  Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Faik Konica”, në Tiranë, ku katër djemtë i kanë zënë pritë të huajit dhe nën kërcënimin e armës kanë dashur t’i marrin pasurinë.

Të rinjtë janë të moshave 16-21 vjeç dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë planifikuar vjedhjen e turistit.  Ndërkohë do të vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

/Romina Qama/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar