Arrestohet 18-vjeçari pa patentë, në makinën e tij dy të rejat që humbën jetën

0

Një aksident i rëndë u merr jetën 2 adoleshenteve në fshatin Bërzhitë të Tiranës.

Dy vajzat që mbetën viktimë po ktheheshin nga ditëlindja e njërit prej miqve të tyre, i cili gjithashtu po udhëtonte bashkë me to. Drejtuesi i automjetit, 18-vjeçari Francesk Shaba humbi kontrollin e makinës duke dalë jashtë rruge.

Në makinë gjendeshin edhe dy 14-vjeçarë, të cilët mbetën të plagosur. Si pasojë e lagështirës së madhe makina pasi doli nga rruga u përplas me një pemë, ndërsa 18-vjeçari Shaba nuk mundi të kontrollojë dot mjetin edhe për shkak të shpejtësisë së madhe. Përplasja rezultoi fatale çka beri që dy vajzat të humbin jetën menjëhërë në vendngjarje. Ndërkohë shoferi dhe dy djemtë e tjerë u dërguan në spital ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve, raporton vizion plus.

Kjo është kronologjia e aksidentit fatal të djeshëm. Lajmi sot është se 18-vjeçari Francesk Shaba, është arrestuar. Ai nuk kishte patentë ndërsa sipas policisë rezultoi se kishte konsumuar alkool. Ai ia kishte marrë të atit makinën me të cilën po udhëtonte. Uniformat blu proceduan penalisht babanë e adoleshentit, i cili është një efektiv policie.

L.M

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here