Arrestohen grabitësit e zyrës së LSI-së, gjendet “Rolex” 30 mijë euro

Policia e Shkodrës arrestoi dje tre persona, të cilët grabitën me armë e maskë zyrën elektorale të LSI-së. Në mes të sendeve personale të grabitura të dy personave që gjendeshin brenda zyrës, ishte edhe një orë “Rolex”, që kushtonte 30 mijë euro me 52 gurë diamanti në të. Ora me 52 gurë diamanti i përkiste

Policia e Shkodrës arrestoi dje tre persona, të cilët grabitën me armë e maskë zyrën elektorale të LSI-së. Në mes të sendeve personale të grabitura të dy personave që gjendeshin brenda zyrës, ishte edhe një orë “Rolex”, që kushtonte 30 mijë euro me 52 gurë diamanti në të. Ora me 52 gurë diamanti i përkiste ish-drejtorit të Postës. Lajmin e bëri të ditur mbrëmë Policia e Shkodrës, e cila konfirmoi se janë prangosur shtetasit Balë Qarrica, Gëzim Doda dhe Petrit Pusi.

“Ngjarja për të cilën akuzohen të arrestuarit, ka ndodhur më 11. 06. 2013, në orën 09:30, në lagjen “Ndoc Mazi” të qytetit Shkodër, ku është grabitur me armë zyra e subjektit politik LSI. Sot, (dje) rreth orës 15:00, nga ana e shërbimeve të Drejtorisë së Policisë të Qarkut Shkodër, në kuadër të operacionit të koduar ‘Rolex’, duke bashkëpunuar ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, u bë i mundur zbulimi, dokumentimi dhe ndalimi i tre autoreve të kësaj ngjarjeje dhe konkretisht: Balë Qarrica, 41 vjeç, lindur në Shosh dhe banues në Fshatin Grudë e Re, Shkodër, i dënuar më parë për veprën penale të tentativës së vrasjes, Gëzim Doda, 31 vjeç, lindur në fshatin Qepik, Pukë dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale të mashtrimit dhe Petrit (Xhekson) Pusi, 26 vjeç, lindur dhe banues në lagjen ‘Mark Lula’ Shkodër, i dënuar më parë për tentativë vrasjeje me armë zjarri”, thuhej në komunikatën e Policisë së Shkodrës.

Sipas Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar ndaj këtyre shtetasve është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe ora e dorës e markës “ROLEX” prej ari, e përbërë nga 52 gurë diamanti, me vlere rreth 30 mijë euro, e cila i është grabitur Shkëlzen Berishës, drejtor i Postës në Shkodër.

Tre të arrestuarit akuzohen për “vjedhje me armë në bashkëpunim”.

/Laugert Qosja/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar