Arrestohen gjobvënësit e Lushnjës

Arrestohen gjobvënësit e Lushnjës

Policia e Lushnjës arrestoi ditën e sotme tre persona të cilët akuzohen se merrnin lekë prej qytetarëve duke i kërcënuar ata. ‘‘Ky grup kriminal, herën e fundit i ka vënë një gjobë prej 100.000 lekësh të vjetra një biznesmeni të këtij qyteti, me kusht shlyerje me 3 këste në të kundërt do të hakmerreshin ndaj

Policia e Lushnjës arrestoi ditën e sotme tre persona të cilët akuzohen se merrnin lekë prej qytetarëve duke i kërcënuar ata.

‘‘Ky grup kriminal, herën e fundit i ka vënë një gjobë prej 100.000 lekësh të vjetra një biznesmeni të këtij qyteti, me kusht shlyerje me 3 këste në të kundërt do të hakmerreshin ndaj familjarëve’’, thonë burime nga policia.

Të arrestuarit janë tre të rinj nga qyteti i Lushnjës të moshave 25-26 vjeç të cilët do të gjykohen nën akuzën e veprës penale ‘‘ shtrëngim për dhënie pasurie’’. Njëherazi është arrestuar edhe një 56-vjeçar, i afërm i njërit prej të rinjve, për veprën penale ‘‘ prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve dhe municionit’’, pasi në banesën e tij u gjetën 2 armë automatike dhe fishekë të kalibrit 7.62 mm.

Materialet për hetim i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë.

/Romina Qama/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar