Arratiset i dënuari, pezullohet drejtori i burgut të Peqinit

Arratiset i dënuari, pezullohet drejtori i burgut të Peqinit

Sajmir Llalla, drejtori i burgut të Peqinit, pezullohet nga detyra pasi i dënuari Romeo Rustemaj nuk është kthyer më në qeli pas përfundimit të lejes shpërblyese. Romeo Rustemaj me origjinë nga Vlora, i dënuar me 10 vjet burg për vrasjen e një polici kohë më parë po vuante dënimin e tij, por pas marrjes së

Sajmir Llalla, drejtori i burgut të Peqinit, pezullohet nga detyra pasi i dënuari Romeo Rustemaj nuk është kthyer më në qeli pas përfundimit të lejes shpërblyese.

Romeo Rustemaj me origjinë nga Vlora, i dënuar me 10 vjet burg për vrasjen e një polici kohë më parë po vuante dënimin e tij, por pas marrjes së lejes që nga data 7 maj ka vendosur të arratiset. Si pasojë e këtij veprimi Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka pezulluar nga puna drejtorin Sajmir Llalla.

Drejtoria e Burgjeve pritet që të zhvillojë sot një mbledhje urgjente rreth orës 13:30, ku do të jenë të pranishëm të gjithë drejtuesit në rrethe pasi disa ditë më parë e njëjta ngjarje ka ndodhur në burgun e Fushë-Krujës dhe kjo gjë ka vënë në alarm organet kompetente.

Në të njëjtën kohë policia është vënë në kërkim të të dënuarit, duke e konsideruar si një person të rrezikshëm për komunitetin.

/Erzen Carja/

 

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar