Armëmbajtja pa leje, Rama propozon shtrëngime ligjore

0

Ngjarja e djeshme në Shkozet të Durrësit ku një adoleshent vrau në klasë me armë bashkëmoshatarin e tij duket se do të bëhet shkak për shtrëngimin e masave për armëmbajtjen pa leje. Kryeministri Rama deklaroi sot në Kuvend se do të krijohet një bazë e re ligjore për mbajtjen dhe përdorimin e armëve.
“Do të ngremë një bazë të re ligjore, përpara se të fillojmë kontrollin për armët dhe ndëshkimin për armëmbajtësit. Në këndvështrimin tim ajo që ndodhi një ditë më parë në Shkozet, do të thote që problemi i kriminalitetit në Shqipëri është shumë më teper se sa problemi që ne kemi me krimin e organizuar apo korrupsionin. Problemi i kriminalitetit është një problem kulturor me te cilin ne duhet te perballemi frontalisht”, – tha ai.

 

/Objektiv.al/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here