Armando Sadiku transferohet te Lugano

Armando Sadiku transferohet te Lugano

Armando Sadiku është zyrtarisht pjesë e Luganos. Klubi zvicerian ka prezantuar para pak minutash bomberin shqiptar, i cili u transferua nga spanjollët e Levantes. Sulmuesi ka kaluar me sukses një ditë më parë testet mjekësore dhe është rrugës për t’iu bashkuar Luganos në Mursia, aty ku ata po bëjnë edhe fazën përgatitore. Klubi spanjoll nuk e huazonte

Armando Sadiku është zyrtarisht pjesë e Luganos. Klubi zvicerian ka prezantuar para pak minutash bomberin shqiptar, i cili u transferua nga spanjollët e Levantes.

Sulmuesi ka kaluar me sukses një ditë më parë testet mjekësore dhe është rrugës për t’iu bashkuar Luganos në Mursia, aty ku ata po bëjnë edhe fazën përgatitore.

Klubi spanjoll nuk e huazonte dot 27-vjeçarin dhe e ka gjetur zgjidhjen, duke e shitur te Lugano. Në sy bie fakti se Levante ka mbajtur të drejtën që ta rikthejë sërish Sadikun në skuadër nëse e sheh të arsyeshme. Sigurisht që shuma do jetë simbolike, pasi kartoni i sulmuesit është i Levantes, që ka shpenzuar plot 1 milion euro.

Pas dëmtimit që e mbajti gjatë jashtë fushave të blerta, sulmuesi i Kombëtares do të tentojë të rikthehet më i fortë se kurrë. Ai është një njohës i vjetër i kampionatin zvicerian, teksa përshtatja nuk përbën aspak problem.

/J.Hasa/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar