Arka shtetit, 309 miliardë lekë më pak

Arka shtetit, 309 miliardë lekë më pak

Të dhënat paraprake të Ministrisë së Financave tregojnë se nga arka e shtetit mungojnë rreth 309 milionë lekë. Muaji prill ka shfaqur mungesë të theksuar për mbledhjen e të ardhurave nga tatimet dhe doganat. Pasqyrës fiskale  e Ministrisë së Financave tregon se të ardhurat nga tatimet dhe doganat për muajin prill janë 309 milionë lekë

Të dhënat paraprake të Ministrisë së Financave tregojnë se nga arka e shtetit mungojnë rreth 309 milionë lekë. Muaji prill ka shfaqur mungesë të theksuar për mbledhjen e të ardhurave nga tatimet dhe doganat.

Pasqyrës fiskale  e Ministrisë së Financave tregon se të ardhurat nga tatimet dhe doganat për muajin prill janë 309 milionë lekë më pak, ose 1.3 % më pak se planifikimi në fillim të vitit.

Ndërkaq, mësohet se realizimi i të ardhurave nga administrata  doganore , llogaritet 11.2 miliardë lekë, nga 11.4 miliardë lekë që ishte planifikimi, ose 229 milionë lekë  më pak. E thënë në vlerë të ardhurat nga administrate tatimore llogariten 12.2 miliardë lekë, nga 12.3 miliardë lekë që ishte planifikimi në fillim të vitit. Krahasuar këto të dhëna me të njëjtën periudhë të vitin të  kaluar rezulton se janë rreth 1 miliardë lekë më pak.

Në tabelën e treguesve fiskalë të vitit të shkuar zëri me mosrealizimin më të lartë është Tatimi mbi Vlerën e Shtuar në këtë zë mungojnë 2. 508 miliardë lekë.Kjo pasqyron, jo vetëm mungesën e të ardhurave në buxhet, por  dhe uljen e fuqisë blerëse.

Tregues tjetër negativ është ai i tatimit mbi të ardhurat personale, që pasqyron rezultat negativ në masën 139 milionë lekë.

Pushteti vendor vijon të pasqyrojë performancë të dobët në mbledhjen e të ardhurave, ku regjistron rezultate negative e për pasojë në buxhetin e shtetit mungojnë 214 milionë lekë. Zëri i Sigurimeve Shoqërore një tjetër tregues negativ në  pasqyrë e treguesve fiskal të buxhetit të shtetit për 2012-tën në këtë llogari janë arkëtuar 1 miliardë lekë më pak së planifikimi.

Mungesa e të ardhurave ka diktuar rritjen e borxhit, i cili ka kaluar edhe kufirin ligjor të përcaktuar në masën 60 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Borxhi për vitin e shkuar llogaritet të ketë arritur  deri në 60. 2 % të GDP-së ose 0.2 % më i lartë se plani i parashikuar. Ministria e Financave zyrtarizon faktin se borxhi publik rrezikon të dalë jashtë kontrollit.

/Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar