Kuba, armët kubane të fshehura në një ngarkesë sheqeri

Kuba, armët kubane të fshehura në një ngarkesë sheqeri

Ministria e jashtme kubaneze  pranoi se një anije koreano-veriore e kapur pranë kanalit të Panamasë po transportonte armë nga Kuba.  Sipas sanksioneve të tanishme të OKB-së, Koreja e Veriut është e ndaluar të importojë armë apo raketa të sofistikuara. Autoritetet kubaneze megjithatë thanë se pajisjet ushtarake ishin të vjetëruara dhe ishin çuar për t’u riparuar

Ministria e jashtme kubaneze  pranoi se një anije koreano-veriore e kapur pranë kanalit të Panamasë po transportonte armë nga Kuba.  Sipas sanksioneve të tanishme të OKB-së, Koreja e Veriut është e ndaluar të importojë armë apo raketa të sofistikuara. Autoritetet kubaneze megjithatë thanë se pajisjet ushtarake ishin të vjetëruara dhe ishin çuar për t’u riparuar në Korenë e Veriut.

Pajisjet e gjetura në bordin e anijes koreano-veriore u kapën ndërsa ajo përpiqej të kalonte përmes kanalit të Panamasë. Në një deklaratë të ministrisë së jashtme, të lexuar në televizionin shtetëror  kubanez, thuhet se anija me destinacion Korenë e Veriut, po transportonte sheqer por shtoi se përfshinte gjithashtu dhe një ngarkesë prej 240 tonësh me armë të vjetëruara mbrojtjeje.

“Dy sisteme anti raketash, nëntë pjesë këmbimi raketash, pjesë avionësh Mig-21 dhe 15 motorë të këtyre avionëve të ndërtuar në mes të shekullit të kaluar, për t’u riparuar dhe për t’u kthyer në vend”.

Autoritetet panameze e ndaluan anijen nën dyshimet se po transportonte drogë, por aty gjetën material që i përshkruan si “pajisje të sofistikuara raketash” të fshehura në një ngarkesë me sheqer.

Presidenti panamez Ricardo Martinelli tha se kapiteni i anijes u përpoq të kryente vetvrasje dhe 35 anëtarët e ekuipazhit të tij u ndaluan pasi refuzuan të bashkëpunonin.

Do të duhen ditë që Panamaja të inspektojë armët që mund të përbëjnë shkelje të sanksioneve  të OKB-së kundër programit bërthamor të Koresë së Veriut.

“Ne do të kërkojmë ndihmë ndërkombëtare nga vende mike, nga Kombet e Bashkuara por më shumë nga aleatët tanë, në se mund të dërgojnë ekspertë për të përcaktuar me saktësi këto armë, pasi ne nuk kemi ekspertë”.

Sanksionet e OKB-së e ndalojnë Korenë e Veriut të blejë apo të shesë raketa dhe teknologji bërthamore. Sanksionet u përforcuan pas provës së tretë bërthamore të Koresë së Veriut në shkurt.

Shtetet e Bashkuara thanë se mbështesin fuqishëm kapjen e anijes nga Panamaja. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Patrick Ventrell tha se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të bashkëpunojnë me Panamanë në se ajo kërkon ndihmë.

Kuba komuniste është një nga aleatët e pakët të Koresë së Veriut që është e izoluar nga pjesa më e madhe e komunitetit ndërkombëtar.

/Borana Belegu/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar