Argjentinë, shpërthen gazi. Vdesin 8 persona, plagosen 60 të tjerë.

Argjentinë, shpërthen gazi. Vdesin 8 persona, plagosen 60 të tjerë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Rosario të Argjentinës. Shkak i shpërthimit u bë rrjedhja e gazit në sistemin e ngrohjes, konfirmoi kryebashkiakja e Rosarios, Monica Fein. Ekipet e emergjencës po bëjnë të pamundurën të shpëtojnë personat që janë bllokuar nën rrënoja, pasi është shembur i gjithë krahu ballor i ndërtesës 10- katëshe. Rrezikohet shembja totale

Ngjarja e rëndë ndodhi në Rosario të Argjentinës. Shkak i shpërthimit u bë rrjedhja e gazit në sistemin e ngrohjes, konfirmoi kryebashkiakja e Rosarios, Monica Fein.

Ekipet e emergjencës po bëjnë të pamundurën të shpëtojnë personat që janë bllokuar nën rrënoja, pasi është shembur i gjithë krahu ballor i ndërtesës 10- katëshe. Rrezikohet shembja totale e bllokut të pallateve, pasi nga shpërthimi janë prekur dhe ndërtesat e tjera përreth. Janë shkatërruar totalisht më shumë se 50- apartamente, ekipi i  shpëtimit po gërmon për të shpëtuar të mbijetuarit. Ndërkohë që deri tani raportohen tetë të vdekur dhe rreth 60 të plagosur.

Një banore e zonës së shpërthimit tregoi se, vetëm dy javë më parë një person u përpoq të vidhte matësin e gazit. Dhe, pikërisht në ditën e shpërthimit pritej të vinte një inxhinier për ta riparuar atë.

Rosario është qyteti i tretë më i madh i Argjentinës pas Bueno Aires-it dhe Cordoba-s.

/Bronilda Dedja/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar