Argjentina në finale me Gjermaninë

0

Argjentina e Leo Messit është finalistja e dytë e Kupës së Botës falë fitores me Hollandën me 11- metërsha.

Të dyja skuadrat ishin në kërkim të golit por që nuk ia arritën këtë në asnjë pjesë të lojës.

Gjithashtu edhe shtesat me nga 15 minuta secila u mbyllën me rrjeta të pa prekura

Ishin penalltitë ata që do të vendosnin fatin e amerikano-jugorëve për të kaluar në finalen e “ Maracana “ kundër “panzerave” gjermanë.

Argjentinasit nuk kanë humbur asnjë penallti, ndërsa për Hollandën Sneider dhe Vlar ishin futbollistët që gabuan përballë portierit Romero.

Finalja e madhe Gjermani – Argjentinë do të luhet të dielën në orën 21:00 në stadiumin “ Maracana “ ndërsa Brazili do të luajë me Hollandën për të përcaktuar vendin e tretë.

/ Dorjan Gjepali /

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here