Arben Imami: Rama pro martesave gay, kundër familjes

Arben Imami: Rama pro martesave gay, kundër familjes

Kryesuesi i listës së kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike në Qarkun e Elbasanit, Arben Imami, akuzoi kryesocialistin Edi Rama se është kundër frymës për forcimin e familjes Deklarata e Imamit erdhi gjatë një takimi të zhvilluar dje me Forumin e Lidhjes Demokratike të Gruas për qytetin e Elbasanit, duke e lidhur me pranimin e

Kryesuesi i listës së kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike në Qarkun e Elbasanit, Arben Imami, akuzoi kryesocialistin Edi Rama se është kundër frymës për forcimin e familjes

Deklarata e Imamit erdhi gjatë një takimi të zhvilluar dje me Forumin e Lidhjes Demokratike të Gruas për qytetin e Elbasanit, duke e lidhur me pranimin e martesave homoseksuale.

“Rama premton dhe thotë që shoqëria shqiptare është ende e papërgatitur për martesat homoseksuale. Pra parimisht Rama mendon se duhet ta përgatisë këtë shoqëri shqiptare për këtë lloj martese. Problemi është se a shkon kjo me frymën tonë për të mbajtur një familje të fortë ose jo? A shkon kjo me urdhrat hyjnorë dhe ato natyrorë? A shkon kjo me përpjekjet e njerëzimit për të mbijetuar si njerëzim? Dashuria e burrave është për gratë dhe normalisht e grave është për burrat dhe duhet të ecim në këtë rrugë. Dashuria e burrave për burra dhe e grave për gratë është moderne. Ne na duhet kohë që ta kuptojmë se nuk kemi kapacitet për ta kuptuar dhe e ka kuptuar Edi Rama. Një nga arsyet themelore që gratë e mbështesim fort PD-në dhe këtë ideologji tonën është për shkak se ne jemi në mbrojtje të familjes”, theksoi Arben Imami.

/Objektiv/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar