AQSHF, aktivitet në nder të 80-vjetorit të Muharrem Fejzos

AQSHF, aktivitet në nder të 80-vjetorit të Muharrem Fejzos

Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit organizon një aktivitet në nder të  80-vjetorit të kineastit dhe artistit shumë-dimensionësh, “Mjeshtrit të madh” Muharrem Fejzo. Ky takimim mes miqsh e kolegësh do të mbahet ditën e hënë me datë 27 maj, në ambjentet e kinemasë së AQSHF-së. Skenaristi dhe regjisori Muharrem Fejzo lindi në Kolonjë në vitin 1933.

Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit organizon një aktivitet në nder të  80-vjetorit të kineastit dhe artistit shumë-dimensionësh, “Mjeshtrit të madh” Muharrem Fejzo. Ky takimim mes miqsh e kolegësh do të mbahet ditën e hënë me datë 27 maj, në ambjentet e kinemasë së AQSHF-së.

Skenaristi dhe regjisori Muharrem Fejzo lindi në Kolonjë në vitin 1933. Në kohën që studionte studionte për skulpturë, Fejzo bëri praktikë si sufler në Teatrin Popullor në Tiranë. Studimet i kreu në degën e aktrimit dhe nga pasioni i madh që kishte për kinemanë, ai  kontriboi si grimier në disa nga filmat e parë shqiptarë.

Vite më vonë u bë drejtori i Shtëpisë së Kulturës në qytetin e Kukësit.  Fillimisht Fejzo punoi si asistent regjisor në dy filma artistikë, “Prita” (1968) të Mithat Fagut dhe “Njësiti gueril” (1969) të Hysen Hakanit.  Një vit më pas ai arriti të realizonte filmin e tij të parë, “Montatorja” (1970).  Në vitin 1972 Muharrem Fejzo, së bashku me regjisorin Fehmi Hoshafi, realizoi filmin “Kapedani”, komedia e parë që vazhdon të konsiderohet edhe sot si një nga kryeveprat e kinemasë shqiptare.

Muharrem Fejzo arriti të realizonte mbi dhjetëra filma të tjerë, midis të cilëve mund të përmenden “Operacioni zjarri” (1973) dhe “Mësonjëtorja” (1979). Filmin e tij të fundit “Muri i gjallë”  e realizoi në vitin 1989. Si regjisor i filmit “Mësonjëtorja” Fejzo është vlerësuar nga shtypi dhe media shqiptare, fitues i nëntë çmimeve të rëndësishme,  dhe është nderuar me titullin ”Artist i Merituar”.

/Sonila Qazimi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar