Apple, transferoni akoma më thjeshtë me aplikacionin Transfr

Apple, transferoni akoma më thjeshtë me aplikacionin Transfr

Tashmë Apple ka gjetur një zgjedhje akoma më të lehtë të ndarjes së materialeve me miqtë tuaj. Transfr është një aplikacion i ri i cili na mundëson të transferojmë foto, por  jo vetëm.Transferimi bëhet fare thjeshtë zgjedh foton dhe e dërgon nëpërmjet Bluetooth-it duke e patur të instaluar aplikacionin në të dyja pajisjet që do

Tashmë Apple ka gjetur një zgjedhje akoma më të lehtë të ndarjes së materialeve me miqtë tuaj. Transfr është një aplikacion i ri i cili na mundëson të transferojmë foto, por  jo vetëm.Transferimi bëhet fare thjeshtë zgjedh foton dhe e dërgon nëpërmjet Bluetooth-it duke e patur të instaluar aplikacionin në të dyja pajisjet që do kryejnë transfertë, ndërsa për t’i dërguar të dhënat në kompjutër Mac, transferimi bëhet nëpërmjet Wi-Fi ose nëpërmjet Bluetooth-it. Nuk do të ketë asnjëlloj problemi nëse transeron një, dy apo më  shumë foto njëkohësisht, pra nuk ka limite në zgjedhje.

Transfr është i disponueshëm në App Store me çmimin 1,79€. Është kompatibël me iPhone 3GS, iPhone 4, iPhone 4S, iPhone 5, iPod Touch (gjenerata 3-të), iPod touch (gjenerata 4-të), iPod touch (gjenerata 5-të) dhe iPad. Kërkon iOS 5.1 ose një version më të ri.

/Altin Tufa/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar