Apple-Samsung, betejë gjigandësh

Apple-Samsung, betejë gjigandësh

Apple dhe Samsung prej vitesh kanë qenë pjesë e proceseve gjyqësore. Komisioni Ndërkombëtar i Tregtisë (ITC) ka dal në përfundim se Apple ka shkelur rregullat e patentës kundrejt rivalit të saj Samsung. Patenta ka të bëjë me rrjetin 3G wireless dhe aftësinë për të transmetuar shërbime shumë të shpejta dhe të sakta brenda një kohe

Apple dhe Samsung prej vitesh kanë qenë pjesë e proceseve gjyqësore. Komisioni Ndërkombëtar i Tregtisë (ITC) ka dal në përfundim se Apple ka shkelur rregullat e patentës kundrejt rivalit të saj Samsung. Patenta ka të bëjë me rrjetin 3G wireless dhe aftësinë për të transmetuar shërbime shumë të shpejta dhe të sakta brenda një kohe shumë të shkurtër.

apple-vs-samsung

Në bazë të këtij përfundimi, disa modele të vjetra të iPad dhe iPhone nuk do u lejohet shitja në SHBA. ITC urdhëroi një ndalim mbi të gjitha importet dhe shitjet në AT & T për modelet e iPhone 4, iPhone 3, iPhone 3GS si dhe  iPad 3 dhe iPad 2. Disa prej këtyre pajisjeve nuk janë më në shitje në SHBA.

Urdhëri i ITC për ndalimin e importit do t’i kalojë si subjekt shqyrtimi Presidentit Amerikan Barack Obama. Presidenti mund ta kthej këtë  vendim, edhe pse një gjë e tillë rrallë herë ka ndodhur. Apple është i lirë të vazhdojë shitjen e modeleve të përfshira në deklaratë  gjatë periudhës 60-ditore të shqyrtimit.

12118039-ios-vs-android

Ky është rasti i fundit mes një stuhije proceses gjyqësore mes dy gjigandëve elektronikë, të cilët janë të mbërthyer në beteja ligjore në jo më pak se 10 vende. Apple po bën të pamundurën për të ndaluar rritjen e sistemit Android. Si rezultat, prodhuesit e smartphone-ve që përdorin sistemin Android, si Samsung dhe HTC, kanë qenë të përfshirë në beteja të ndryshme ligjore.

Në një luftë patente të veçantë në gjykatën federale të SHBA-së vitin e kaluar, Samsung u urdhërua të paguajë më shumë se 1 miliard dollar për patentën “Infringement”, një shumë që më vonë u ul në 598.9 milion dollar.

apple-vs-samsung-650x340

Samsung është prodhuesi më i madh në botë i smarphone-ve. Megjithëse, biznesi i smartphone-ve të Apple është më fitimprurës.

Samsung-vs-Apple

 

/Ejup Lila/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar