Apple rrit buxhetin për kërkimin dhe zhvillimin

Apple rrit buxhetin për kërkimin dhe zhvillimin

Buxheti i Apple për kërkim dhe hulumtim në zhvillimin dhe sjelljen e risive të reja është rritur në 500 milionë dollarë. Në krahasim me buxhetin e po të njëjtës periudhë të vitit të kaluar, Apple ka bërë një rritje të konsiderueshme. Kompania vazhdon të besoj se fokusimi në investimin e kërkimeve dhe zhvillimeve janë shumë

Buxheti i Apple për kërkim dhe hulumtim në zhvillimin dhe sjelljen e risive të reja është rritur në 500 milionë dollarë. Në krahasim me buxhetin e po të njëjtës periudhë të vitit të kaluar, Apple ka bërë një rritje të konsiderueshme.

Kompania vazhdon të besoj se fokusimi në investimin e kërkimeve dhe zhvillimeve janë shumë të domosdoshme për të ardhmen e kompanisë. Kjo rritje e buxhetit është e lidhur ngushtë me konkurrencën, duke parë që kompani serioze dhe gjigante si Samsung dhe HTC janë kthyer në një kërcënim serioz për Apple. Apple synon që të sjell sa më shumë risi me produktet e reja që do nxjerrë ne treg.

Disa ekspertë të tjerë e shohin këtë rritje të buxhetit edhe nga disa pakënaqësi që kanë ardhur për produktin e tyre të fundit “iPhone 5”. E rëndësishme është që nga kjo valë e zjarrtë konkurrence dhe zhvillimesh do të ketë më shumë produkte të reja dhe më cilësore për ne. Ajo që na mbetet ne është të presim dhe të shohim se çfarë do të na sjellë Apple me produktin e tij të ri.

/Ejup Lila/

apple-company-products

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar