“Apollon 2013” nis përgatitjet

“Apollon 2013” nis përgatitjet

Festivali Ndërkombëtar i Aktrimit “Apollon 2013”, këtë sezon vjen në muajin e vjeshtës dhe jo në pranverë, si ka qenë traditë më herët. Ky edicon festivali mendohet të zgjasë vetëm 5-6 ditët në varësi të buxhetit që do të ketë në dispozicion. Sipas, Kljadi Marku drejtorit të këtij evenimenti pritet që këtë vit të marrin

Festivali Ndërkombëtar i Aktrimit “Apollon 2013”, këtë sezon vjen në muajin e vjeshtës dhe jo në pranverë, si ka qenë traditë më herët.

Ky edicon festivali mendohet të zgjasë vetëm 5-6 ditët në varësi të buxhetit që do të ketë në dispozicion.

Sipas, Kljadi Marku drejtorit të këtij evenimenti pritet që këtë vit të marrin pjesë 7-8 trupa teatrore nga të vendi dhe të huaja, si dhe trupat pjesëmarrëse duhet të jenë profesioniste.

“Apollo është një eveniment shumë i kërkuar si brënda dhe jashtë Shqipërisë, ku mund të përmendim teatrot në, Itali, Rumani, Bullgari, etj.

Ata që e bëjnë të mundur realizimin e këtij evenimenti janë Bashkia Fier në bashkpunim me MTKRS, fatkeqësisht kjo e fundit në tre vitet e fundit nuk ka kontribuar.

Ku festival numëron deri tanime rreth 12 edicione në të cilën janë shpalosur një sërë vlerash kulturore, një numër të konsiderueshmë spektatorësh rreth 50 000 si dhe rreth 80 trupa të hapësirës mbarëkombëtare dhe të huaja.

Në këtë skenë kanë zbritur figura të mirënjohura të artit si: Sulejman Pitarka, Birçe Hasko, Mirush Kabashi, Timo Flloko, Yllka Mujo, Bujar Asqeriu, Fatos Sela, Agim Qirjaqi, Luiza Xhuvani, Rajmonda Bulku, Fadil Kujovsa, Aleko Prodani, Enver Petrovci, Çun Lajçi, Zamira Kita, Ndriçim Xhepa, Hervin Çuli, Luftar Paja, Hajrie Rondo, Fatmir XHelili, Klajdi Marku, Muhamet Sherri, Bajrush Mjaku, Neritan Liçaj, Arta Muçaj, Zyliha Miloti, etj.

Festivali Ndërkombëtar i Aktrimit “Apollon 2013”, i cili mbahet në qytetin e Fierit është tashmë një realitet i pritshëm, serioz, promovues e prestigjioz, si dhe pjesë e axhendës kulturore evropiane.

Si çdo vit në këtë festival nuk munguan edhe çmimet për më të mirët, çmime të ndara nga një juri profesiniste.

/Sonila Qazimi/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar