Apel, emërohen gjygjtarët e qeverisë së vjetër

Apel, emërohen gjygjtarët e qeverisë  së  vjetër

Këshilli i Lartë i Drejtësisë në mbledhjen e djeshme emëroi anëtarë e Gjykatës  së Apelit. Ndërkohë që Presidenti, Bujar Nishani  lëshon mesazhin se KLD-ja është  organ i pavarur dhe i pandikueshëm  nga politika, ndër emrat e përzgjedhur për Apelin  janë Agim Bendo, Fatmira  Hajdari dhe Maria Qirjazi, që kanë  qenë gardian të interesave të Berishës në

Këshilli i Lartë i Drejtësisë në mbledhjen e djeshme emëroi anëtarë e Gjykatës  së Apelit.

Ndërkohë që Presidenti, Bujar Nishani  lëshon mesazhin se KLD-ja është  organ i pavarur dhe i pandikueshëm  nga politika, ndër emrat e përzgjedhur për Apelin  janë Agim Bendo, Fatmira  Hajdari dhe Maria Qirjazi, që kanë  qenë gardian të interesave të Berishës në gjykatë.  Ndërsa katër emrat e tjerë  që u caktuan ishin Ridvan Hado, Ilir  Mustafaj, Shkëlqim Mustafa dhe  Ervin Metalla.

Agim Bendo, i pari nga lista me 116 gjyqtarë  u zgjodh Agim Bendo. Ai u bë i  pacenueshëm pas dënimit me 7  vite burg, që i dha ish-kryeministrit dhe njëherësh ish-kryetarit të  PS-së, Fatos Nano, më 1993. Emri i  Bendos u përfshi edhe tek firmat piramidale. Në një dosje të Sudes, me  objekt padie kthimin e një shume  prej 9 milionë e 500 mijë lekësh,  janë përfshirë prova fotokopje, të  pavërtetuara me origjinalin, të cilat  favorizonin njërën palë. Për këtë  arsye Bendo është kritikuar dhe i  është rrëzuar vendimi nga Gjykata  e Lartë. Ai është akuzuar edhe nga  një qytetare. “Administratori ynë  i mëparshëm kishte bërë vjedhje  të hapur. E sqarova gjyqtarin që  ishte bërë revokim prokure dhe që  administratori nuk kishte të drejte për shitjen e pronës. Përgjigja e tij  ishte: Kush paguan, fiton”, u shpreh  Ana Preka.

Maria Qirjazi,Kjo është gjyqtare e Kolegjit Zgjedhor të vitit 2011. Ishte pjesë e  trupës gjykuese që urdhëroi KQZ-në për hapjen e kutive. Ndërkaq, më  3 qershor, Kolegji pushoi çështjen  mbi ankesën tjetër të paraqitur nga  PS-ja, duke lënë në fuqi vendimin e  KQZ-së të datës 23 maj, që nxirrte  fitues Lulzim Bashën.

Gjyqtarët e Gërdecit, Ridvan Hado dhe Fatmira Hajdari  janë vlerësuar me pikë maksimale.  Emrat e tyre u fiskuan te dosja  “Gërdeci”, për dhënien e një dënimi shumë të butë. Prokuroria ngriti  akuzën për vrasjes ndaj Delijorgjit,  Pinarit dhe Minxollit, por kjo trupë  gjykuese vendosi që të pandehurit  të fajësohen vetëm për shkatërrim  prone dhe shpërdorim detyre.

Fatmira Hajdari ,Ajo është gjyqtarja që pushoi  hetimin kundër Lulzim Bashës për  abuzimet me fondet e rrugës Durrës-Kukës. Basha kërkoi pushimin e  çështjes, pasi akuza i është komunikuar jashtë afateve. Kjo gjyqtare i  dha të drejtë, ndonëse ishte jashtë  kompetencës së saj.

Ridvan Hado, Ky është i njohur për gjobitjen e deputetit Taulant Balla. Në vendimin  e gjyqtarit thuhej se është cënuar  dinjiteti i Shkëlzen Berishës (djali i  kryeministrit) nga akuzat për korrupsion të Taulant Ballës.

/Sonila Duka/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar