Apartamentet, ndryshon tabela e çmimeve të shitjes

0

Çmimet që janë përdorur më parë nga specialistë të zyrave të Regjistrimit të Pasurive të  Paluajtshme, për efekt të rivlerësimit të banesave janë çmimet e tregut të lirë apartamentëve të hartuar nga Enti Kombëtar i Banesave .

Enti Kombëtar i Banesave ka nxjerrë një hartë çmimesh që përveҫse ka qëllim orientues, do të  shërbejë gjithashtu edhe për të sanksionuar më  pas taksën që do të përdorin zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme gjatë hipotekimit të  banesave.

Në  bazë të  këtij ligji personi që do t’i  shesë shtëpinë e tij një personi tjetër duhet të paguajë  tatimin mbi fitim që është 10 për qind.

Për zonën e Tiranës vlerat e tregut të lirë janë  hartuar sipas ndarjes zonale bazuar nga informacionet e marra nga agjencitë e ndryshme imobilare.

Vendimi për caktimin e çmimeve ndërmerret për të shmangur çdo abuzim të mundshëm që bëhet gjatë shitjes së apartamenteve, duke ulur vlerën reale të shitjes për shkak të shmangies së pagesës së tatimi.

/Erina Haxhiu/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here