Anulohet Samiti i Ohrit, shkak Kosova

Anulohet Samiti i Ohrit, shkak Kosova

    Samiti i Ohrit, në të cilin pritej të merrnin pjesë përfaqësuesit  kryesorë të  shteteve të Ballkanit, është anuluar. Presidenca e maqedonisë ka anuluar takimin, pas lajmit se ai do të bojkotohet nga presidentët e Shqipërisë dhe të Kroacisë. Shkak për këtë është bërë  mosftesa e presidentës së Kosovës, Atifete Jahjaga. Xhorxhe Ivanov, presidenti

 

 

Samiti i Ohrit, në të cilin pritej të merrnin pjesë përfaqësuesit  kryesorë të  shteteve të Ballkanit, është anuluar. Presidenca e maqedonisë ka anuluar takimin, pas lajmit se ai do të bojkotohet nga presidentët e Shqipërisë dhe të Kroacisë. Shkak për këtë është bërë  mosftesa e presidentës së Kosovës, Atifete Jahjaga.

Xhorxhe Ivanov, presidenti i Maqedonisë ka konfirmuar zyrtarisht vendimin për moszhvillimin e Samitit të Ohrit.  Pas vendimit të Greqisë dhe Bullgarisë për të mos dërguar fare pjesëmarrës, Samitin e kanë bojkotuar edhe zyrtarisht Shqipëria dhe Kroacia, të cilat kështu kanë shprehur pakënaqësinë e tyre për refuzimin që i është bërë shtetit të Kosovës.

Presidenca kroate  përmes zëdhënëses, Danja Shilloviq Kariq, ka shpjeguar se  “presidenti Josipoviq është i mendimit se synimi i tubimeve rajonale ëshët bashkëpunimi dhe përfshirja e të gjithëve nga rajoni në këtë bashkëpunim”.

Ndërkaq që presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani në deklaratën e tij të djeshme ka theksuar se këtë vendim e ka marrë duke u bazuar në “Marrëveshjen e 23 Shkurtit 2012, për Përfaqësim dhe Bashkëpunim Rajonal, si dhe  në Marrëveshjen për Normalizimin e Marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, të datës 19 Prill 2013, mes kryeministrave Thaçi dhe Daçiq në Bruksel.

Gjithashtu në media u përfol se edhe Komisioneri për Zgjerim Shtefan Fyle ka bojkotuar këtë Samit, megjithatë  një fakt i tillë është hedhur poshtë nga zëdhënësi i tij Peter Stano i cili ka thënë për Radion Evropa e Lirë se “komisioneri do të jetë në Ohër të premten për takimin në nivel ministrash dhe asnjëherë nuk ka qenë e planifikuar që ai të marrë pjesë në takimin presidencial gjatë fundjavës”.

 

/Elta Liksenaj/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar