Anullohet procesi i numërimit të votave në Lezhë

Anullohet procesi i numërimit të votave në Lezhë

Kolegji Zgjedhor i Gjykatës së Apelit në Tiranë anuloi procesin e rinumërimit të votave për rreth 240 kuti votimi në qarkun Lezhë. Gjithashtu tani është pezull  edhe procesi i verifikimit për rreth 420 kuti të tjera në qarkun Shkodër. Pasi KQZ hetoi administrativisht të gjitha kutitë e votimit për qarkun e Lezhës, ky proces është

Kolegji Zgjedhor i Gjykatës së Apelit në Tiranë anuloi procesin e rinumërimit të votave për rreth 240 kuti votimi në qarkun Lezhë. Gjithashtu tani është pezull  edhe procesi i verifikimit për rreth 420 kuti të tjera në qarkun Shkodër.

Pasi KQZ hetoi administrativisht të gjitha kutitë e votimit për qarkun e Lezhës, ky proces është konsideruar i pavlefshëm për Kolegjin Zgjedhor pas ankesës, që ka bërë Partia Socialiste. Gjithçka ka nisur nga një vendim i anëtarëve të maxhorancës në KQZ për të verifikuar dokumentacionin në kutitë e votimit në qarkun e Lezhës, ku ishin konstatuar se dokumentacioni për një pjesë prej tyre ishte i mangët në përllogaritjet, që janë bërë nga komisionet zonale.

Partia Socialiste e ka kundërshtuar vendimarrjen e KQZ-së me pretendimin se nuk mund të merren vendime për aq kohë sa KQZ ka 4 anëtare.

Sipas ankesës së saj në Kolegjin zgjedhor duhej që të ishin të paktën 5 anëtarë prezent në mbledhje.

Të hënën pasdite ka nisur procesi për afër 420 qendra votimi në qarkun e Shkodrës. Për Shkodrën ankesa ka ardhur nga subjekti politik Partia Republikane, e cila pretendon se një mandat i saj në këtë qark, që e ka marrë PD, i takon republikanëve.

 

/ Elta Liksenaj /

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar