“Antropologjia Socio-Kulturore e Egjiptianëve të Ballkanit”, në shqip

“Antropologjia Socio-Kulturore e Egjiptianëve të Ballkanit”, në shqip

Dita kombëtare e Egjiptianëve të Ballkanit nuk ka munguar edhe në trojet shqiptare më një aktivitet dedikuar historisë së tyre. Ky evenimet është mbajtur në në Kosovë në ambjentet e Bibliotekës Universitare në Prishtinë, e cila përkon edhe me ditën e promovimit të librit “Antropologjia Socio-Kulturore e Egjiptianëve të Ballkanit” e autorit Dr.Rubin Zemon. Të pranishëm

Dita kombëtare e Egjiptianëve të Ballkanit nuk ka munguar edhe në trojet shqiptare më një aktivitet dedikuar historisë së tyre.

Ky evenimet është mbajtur në në Kosovë në ambjentet e Bibliotekës Universitare në Prishtinë, e cila përkon edhe me ditën e promovimit të librit “Antropologjia Socio-Kulturore e Egjiptianëve të Ballkanit” e autorit Dr.Rubin Zemon.

Të pranishëm në këtë evenimet ishin edhe studiues nga Shqipëria, redaktori i librit Esat Loshaj nga Shoqata e Shkrimtarëve të Pejës dhe shumë të tjerë.

Esat Loshaj e cilësoi si një risi shkencore për këtë komunitet i cili është i pranishëm në trevat e Ballkanit. Ai gjithashtu, theksoi faktin se kjo është një pasuri për shkencën në përgjithësi.

Pjesë e këtij program ishte edhe etnologu Dr. Bashkim Lajçi i cili nuk la pa përmendur pjesë me tëpër vlera shkencore nga libri.

Nga ana tjetër Prof. Dr. Armanda Kodra Hysa nga Tirana, ligjëruese në Londër, tha se: “Ky libër është si bazament shkencor mbi Egjiptianët e Ballkanit. Ajo theksoi se autori i librit ka përdorur edhe historinë, edhe etnologjinë, edhe arkeologjinë dhe një literaturë të gjerë përmes të cilës në mënyrë shumë të qartë e ka argumentuar prezencën e Egjiptianëve në Ballkan në të gjitha periudhat.”

 /Sonila Qazimi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar