Antarktidë, zbulohen shenja të jetës shumëqelizore në liqenin Vostok

Antarktidë, zbulohen shenja të jetës shumëqelizore  në liqenin Vostok

Në revistën shkencore “PLoS One” u publikua artikulli i studiuesve amerikanë, në të cilin konfirmohet se në ujërat e liqenit subglacial Vostok (russ. Восток) në Antarktidë janë gjetur gjurmë të bakterieve karakteristike për format e jetës shumëqelizore, të tilla si krustacet, molusqet dhe bile peshqit. Madje më tepër se kaq, sipas mendimit të shkencëtarëve 94%

Në revistën shkencore “PLoS One” u publikua artikulli i studiuesve amerikanë, në të cilin konfirmohet se në ujërat e liqenit subglacial Vostok (russ. Восток) në Antarktidë janë gjetur gjurmë të bakterieve karakteristike për format e jetës shumëqelizore, të tilla si krustacet, molusqet dhe bile peshqit.

Madje më tepër se kaq, sipas mendimit të shkencëtarëve 94% e ADN-ve dhe ARN-ve të zbuluara në mostrat e ujit të liqenit i përkasin bakterieve, ndërsa 6% organizmave më të ndërlikuara shumëqelizore, të njohura në biologji si eukariote.

Një pjesë e vogël e materialit të analizuar gjenetik i përket domenit të Archaea, këto janë organizma mikroskopike njëqelizore, qelizat e të cilave nuk kanë as bërthamë.

/Sonila Duka/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar