Ançeloti shprehet i kënaqur me fitoren e arritur

Ançeloti shprehet i kënaqur me fitoren e arritur

Karlo Ançeloti, trajneri madrilen është shprehur i kënaqur me fitoren 2-1 ndaj Real Betisit në javën e parë të kampionatit të ri të La Liga. Isco ishte heroi i Los Blancos duke shënuar një gol të vonuar, i cili është goli i pare i debutimit të tij në Bernabeu, që ishte edhe goli i fitores

Karlo Ançeloti, trajneri madrilen është shprehur i kënaqur me fitoren 2-1 ndaj Real Betisit në javën e parë të kampionatit të ri të La Liga.

Isco ishte heroi i Los Blancos duke shënuar një gol të vonuar, i cili është goli i pare i debutimit të tij në Bernabeu, që ishte edhe goli i fitores për vendasit.

Ançeloti u shpreh: “Ne bëmë gjithçka që mundëm. U thash lojtarëve se ndeshja e parë nuk është e lehtë. Ne luajtëm shumë mirë në para-sezon dhe jemi të ngazëllyer”.

Ndonëse i kënaqur me fitoren, ai tha: “Ne nuk luajtëm mirë sot, por kjo është normale. Më e rëndësishme është të fitojmë ndeshje dhe mendoj se ne e merituam pasi krijuam shumë mundësi shënimi”.

“Për të qenë të sinqertë, Betis luajti mirë. Ata janë një skuadër e mirë”, ka thënë Ancelotti pas fitores së mundimshme në mbrëmjen e djeshme.

/Bekim Bici/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar