Amerikë, 6800 hektarë përfshihen nga flakët.

Amerikë, 6800 hektarë përfshihen nga flakët.

Një zjarr në Wisconsin veriperëndimor ka djegur më shumë se 6 800 hektarë dhe ka shkatërruar së paku 50 struktura, deklarojnë zyrtarët e shtetit amerikan. Sipas Departamentit të Burimeve Natyrore në Wisconsin, zjarri në Douglas County, shtrihet në një gjatësi prej rreth gjashtë milje dhe një gjerësi prej milje në pikën e saj më të

Një zjarr në Wisconsin veriperëndimor ka djegur më shumë se 6 800 hektarë dhe ka shkatërruar së paku 50 struktura, deklarojnë zyrtarët e shtetit amerikan.

Sipas Departamentit të Burimeve Natyrore në Wisconsin, zjarri në Douglas County, shtrihet në një gjatësi prej rreth gjashtë milje dhe një gjerësi prej milje në pikën e saj më të gjerë. Flakët i janë afruar linjave të energjisë dhe kjo shkaktoi evakuimin e dhjetëra banorëve.

Në fillimin e tij të mërkurën në mëngjes, zjarri ishte rreth 80% i kontrolluar, por zyrtarët shqetësohen se një ndryshim me erërat në ditët më vonë mund të paraqesë më shumë probleme për zjarrfikësit.

Ekipet zjarrfikëse, përfshirë  edhe ato nga vendi fqinj Minesota,janë duke u ndeshur me flakët. Zyrtarët i kanë bërë kërkesë për pajisje shtesë Ontarios, Kanadasë dhe Gardës Kombëtare të Ushtrisë.

Raportohet se nuk ka dëmtime të mëdha dhe shkaku i zjarrit nuk është përcaktuar ende.

/Enerida Malo/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar