Ambasadori i ri amerikan, kush është Donald Lu?

Nga Matt Bewig Ambasadori i ri në vendin ballkanik, në Shqipëri, do të jetë një diplomat karriere, që e ka kaluar një pjesë të mirë të karrierës duke punuar në vende ish- komuniste. Donald Lu u emërua nga Presidenti Barak Obama më 25 korrik dhe u konfirmua nga Senati, siç pritej. Ai do zëvendësojë në këtë detyrë Aleksander A. Arvizu, që ka shërbyer në Tiranë që prej nëntorit të vitit 2010. I lindur në vitin 1966 në Huntington Beach, Kaliforni, Donald Lu u diplomua dhe mori një mastar për marrëdhënie ndërkombëtare në Princeton University në vitin 1988 dhe 1991. Lu ka shërbyer me Trupat e Paqes si vullnetar në Sierra Leone, ku ka ndihmuar në gërmimin e puseve, në edukimin shëndetësor dhe ndërtimin e nevojtoreve. Ai iu bashkua Shërbimit të Jashtëm në vitin 1990 dhe shërbeu fillimisht si oficer- politik në konsullatën e Peshavarit në Pakistan. Më pas shërbeu si oficer- konsull në Tbilisi, Gjeorgji dhe më vonë ishte ndihmës special i ambasadorit Frank Wisner dhe oficer- politik në ambasadën e Nju Delhit në Indi. Lu ka shërbyer si ndihmës special i ambasadorit për Shtetet e Pavarura Rishtas nga viti 2000 deri në 2011 dhe më pas si nëndrejtor i Zyrës për Çështjet e Azisë Qendrore dhe Kaukazit Jugor nga viti 2001 deri në vitin 2003. Nga viti 2003 deri në vitin 2006, Lu ishte zëvendësshef i misionit në ambasadën amerikane në Bishkek, Kirgistan. Lu ka shërbyer edhe si zëvendësshef misioni në ambasadën amerikane në Baku, Azerbajxhan, përfshi këtu edhe një periudhë kohe si i ngarkuar me punë nga korriku 2009 deri në korrik 2010, kur zyra e ambasadorit ishte vakante. Në shtator 2009, Lu dërgoi në Uashington një kabllo, duke cituar politikanë të njohur vendas, që e krahasonin Presidentin e Azerbajxhanit Ilham Aliyjev me dy krerë të njohur të mafies nga filmi “Kumbari”: impulsivin Sonny Corleone dhe vëllanë e tij më të vogël, Michael. Ai madje e quajti babanë e Alijevit, Hejdarin, që ka qenë President për një dekadë përpara të birit, si “Vito Korleone i Azerbajxhanit”. Lu u rikthye në Indi në korrik të vitit 2010 dhe shërbeu si zëvendësshef i misionit në ambasadën e Nju Delhit. Lu është i martuar me dr. Ariel Ahart, një specialiste e shëndetit publik. Ata kanë dy fëmijë, Kipling dhe Alija. Lu flet krio, urdu, hindu, rusisht, gjuhën gjeorgjiane dhe atë të Azerbajxhanit.  /allgov.com/  ]]>

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar