Ambasadorët e BE, takim me Beqjan e Haxhinaston

Ambasadorët e BE, takim me Beqjan e Haxhinaston

Ambasadorët e BE-së në vendin tonë kanë zhvilluar sot një takim me Ilir Beqja nga PS dhe Edmond Haxhinasto nga LSI, njëkohësisht përfaqësuesit e grupit të punës për programin e ri qeverisës. Në fjalën e tij Haxhinasto deklaroi se brenda 1o ditëve do të jetë gati një draft afër versionit zyrtar të programit për qeverisjen: “Ata

Ambasadorët e BE-së në vendin tonë kanë zhvilluar sot një takim me Ilir Beqja nga PS dhe Edmond Haxhinasto nga LSI, njëkohësisht përfaqësuesit e grupit të punës për programin e ri qeverisës.

Në fjalën e tij Haxhinasto deklaroi se brenda 1o ditëve do të jetë gati një draft afër versionit zyrtar të programit për qeverisjen: “Ata dhanë këshillat e tyre për të ardhmen e vendit, jo vetëm në integrimin por edhe zhvillimin e vendit, ishin të interesuar për shtetin e së drejtës, luftën kundër korrupsionit, drejtësi të pavarur, pra vlerat themelore të BE. Ishin të interesuar edhe për të shtyrë përpara bashkëpunimin ekonomik të vendeve respektike me Shqipërinë, për një sistem të qendrueshëm ligjor e fiskal”- tha Beqja

Gjithashtu ai vlerësoi komentet e ambasadorëve për programin që u paraqit: “U vlerësua fakti që në programin tonë kemi referencë të vazhdueshme për integrimin për 12 prioritetet, u vlerësua përqasja në angazhimin e opozitës në proceset politike për integrimin dhe zhvillimin e vendit dhe në proceset e ardhshme”- tha ai.

Në përfundim të takimit, Beqja theksoi se ambasadorët ishin të interesuar për punën e përbashkët që po bëhet, vecanërisht për 300 ditët e para të qeverisjes.

 /Sonila Qazimi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar