Ambasadat shqiptare në Zagreb,Sarajevë dhe Podgoricë,drejt mbylljes

0

 

Qeveria po përgatit draftin për mbylljen e tre ambasadave në Ballkan, përkatësisht në Kroaci, në Bosnje-Hercegovinë dhe në Malin e Zi.

I pyetur nga gazeta “Illyria”, ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati nuk ka dhënë ende përgjigje.

Gazeta pyeti gjithashtu zëdhënësin e ministrisë Glevin Dervishi, i cili tha se ia ka përcjellë instancave kërkesën për konfirmim apo mohim. Më pas, zëdhënësi Dervishi pohoi se po bëhet vlerësimi i punës së ambasadës në Bosnje e Hercegovinë, por as mohoi dhe as pohoi sakaq, mbylljen e kësaj ambasade si dhe në Kroaci e Mal të Zi. Për momentin këto ambasada mund të konsiderohen të falimentuara për mundësinë që ato kanë për të funksionuar, pasi buxheti që Ministria e Jashtme ka akorduar më herët për to nuk i kalon të 400 mijë eurot.

Në Sarajevë ambasada funksionon vetëm me ambasadorin, në Zagreb dhe në Podgoricë funksionojnë me ambasadorin dhe dy punonjës të tjerë.

/Elta Liksenaj/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here