Ambasada e Kosovës në Shqipëri, pa ambasador

Ambasada e Kosovës në Shqipëri, pa ambasador

Ambasada e Kosovës në Tiranë tashmë prej katër  ditësh është pa ambasador pasi  Sylejman Selimit i është dhënë masa e arrestit shtëpiak prej 30 ditësh. Ministria e Jashtme, sipas Ligjit për Shërbimin e Jashtëm duhet të emërojë ndonjë zyrtar tjetër, pasi  në mungesë të shefit të misionit, ose në rast pamundësie të shefit të misionit

Ambasada e Kosovës në Tiranë tashmë prej katër  ditësh është pa ambasador pasi  Sylejman Selimit i është dhënë masa e arrestit shtëpiak prej 30 ditësh. Ministria e Jashtme, sipas Ligjit për Shërbimin e Jashtëm duhet të emërojë ndonjë zyrtar tjetër, pasi  në mungesë të shefit të misionit, ose në rast pamundësie të shefit të misionit për të ushtruar funksionet e tij, në vënd të tij ngarkohet një tjetër person.

Megjithatë deri tani Ministria e Jashtme nuk ka dhënë një shpjegim nëse do të ketë emërim të ri apo jo.  Sipas nenit të lartpërmëndur, i ngarkuari me punë emërohet nga ministri i Jashtëm, me dekret të presidentit, pas propozimit të Qeverisë.  Adem Beha, përfaqësues në  Institutin Kosovar të  Paqes, është  shprehur se kjo ngjarje nuk do  të ketë ndikim në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

Sylejman Selimi, u gjykua  më 24 maj së bashku me  pesë individë të tjerë , për krime lufte ndaj popullsisë civile gjatë luftës së Kosovës.

 

/Elta Liksenaj/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar