Ambasada Amerikane: Kujdes ku parkoni!

Ambasada Amerikane: Kujdes ku parkoni!

Atentatet mafioze të ndodhura kohët e fundit në vendin tonë kanë dhënë alarm tek Ambasada Amerikane, e cila me anë të një mesazhi të publikuar në internet u tërheq vëmendjen qytetarëve të saj të jenë më të kujdesshëm kur parkojnë automjetin e tyre. “Në media, kohët e fundit janë raportuar rritja e përdorimit të pajisjeve

Atentatet mafioze të ndodhura kohët e fundit në vendin tonë kanë dhënë alarm tek Ambasada Amerikane, e cila me anë të një mesazhi të publikuar në internet u tërheq vëmendjen qytetarëve të saj të jenë më të kujdesshëm kur parkojnë automjetin e tyre.

“Në media, kohët e fundit janë raportuar rritja e përdorimit të pajisjeve shpërthyese ku në shënjestër kanë qenë dëmtimi i pronave të individëve të ndryshëm. Atentatet me eksploziv janë drejtuar kundër biznesmenëve ose për mosmarrëveshje personale”, thuhet në mesazh.

Më tej në mesazh thuhet se ç do qytetar amerikan duhet të jetë i mirëinformuar mbi lajmet lokale dhe njoftimet që bën qeveria. “Ne inkurajojmë qytetarët amerikanë që të praktikojnë masa të mira për sigurinë personale. Të mbajë një nivel të lartë vigjilence dhe të ndërmarrin hapat e duhura për të rritur sigurinë personale”.

/Osman Stafa/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar