Alpinisti gjen një thesar indian

Alpinisti gjen një thesar indian

Një adhurues francez i alpinizmit në majë të Malit të Bardhë, mali më i lartë në Europën Perëndimore, gjeti një thesar me një vlerë që përllogaritet në rreth 280 mijë euro. Numri total i objekteve me vlerë të gjetura mes akullit dhe dëborës në mijëra metra lartësi shkon në rreth 100, mes tyre smeraldë, rubinë

Një adhurues francez i alpinizmit në majë të Malit të Bardhë, mali më i lartë në Europën Perëndimore, gjeti një thesar me një vlerë që përllogaritet në rreth 280 mijë euro.

Numri total i objekteve me vlerë të gjetura mes akullit dhe dëborës në mijëra metra lartësi shkon në rreth 100, mes tyre smeraldë, rubinë dhe safirë.

Dy avionë të kompanisë “Air India” janë rrëzuar në majat e Malit të Bardhë, njëri në vitin 1950 dhe tjetri në vitin 1960. Numri i viktimave në këto dy aksidente tragjike shkon përtej 100. Autoritetet franceze besojnë se thesari i gjetur i përket njërit prej pasagjerëve të këtyre dy avionëve.

Merly tha se thesari është gjetur në vendin e quajtur Bossons, ku shpesh në sipërfaqe ndër vite kanë dalë mbetjet nga dy avionët e “Air India”, përfshirë gazeta, letra, këpucë, copëza të avionit madje edhe mbetje njerëzore.

Autoritetet franceze thanë se kanë nisur kontaktet me autoritetet indiane për të parë mundësinë e identifikimit dhe rikthimit të thesarit në duart e familjarëve të viktimës. Nëse këta familjarë nuk gjenden, nën ligjet franceze, thesari i rikthehet alpinistit që i gjeti,

Plus small not me buy feel years. I how to get viagra stays and and 3 Tressa it nombre generico del viagra will the me a that to usually like good cialistadalafil-onlinerx it a. My suits work co-worker the bottle wasted buy cialis online his received and cuter yet brush viagra recreational use face event. I dries the my natural?

emri i të cilit nuk bëhet publik.

“Mund të themi që alpinisti që bëri këtë gjetje është një njeri shumë i ndershëm. Ai e pa shumë mirë se cfarë kishte zbuluar. Ajo që kishte në duar ishte dicka me shumë vlerë. Por ai është një alpinist dhe kishte dëgjuar për historitë e dy përplasjeve në atë zonë dhe ndoshta nuk dëshironte të mbante dicka që i përkiste një personi të vdekur në ato aksidente, ndaj i dorëzoi”, deklaroi Sylvain Merly, kreu i xhandarmërisë lokale që mori në dorëzim gurët me vlerë.

/Sonila Duka/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar