Alegri paralajmëron PSV-në

Alegri paralajmëron PSV-në

Masimiliano Alegri ka paralajmëruar PSV-në se Milani do të zhvillojë lojë sulmuese në mbrëmjen e sotme. Pas ndeshjes së parë të luajtur në Philips Stadium, për fazën e play off-it, ku Milani mori një barazim 1-1, trajneri i Milanit thotë se skuadra e tij do të kërkojë dhe këmbëngulë për fitore. Në fjalën e tij

Masimiliano Alegri ka paralajmëruar PSV-në se Milani do të zhvillojë lojë sulmuese në mbrëmjen e sotme.

Pas ndeshjes së parë të luajtur në Philips Stadium, për fazën e play off-it, ku Milani mori një barazim 1-1, trajneri i Milanit thotë se skuadra e tij do të kërkojë dhe këmbëngulë për fitore.

Në fjalën e tij paralajmëruese Alegri është shprehur: “Duhet të kemi qëndrim pozitiv. Zhvilluam lojë të mirë në përballjen e parë, duhet ta fitojmë këtë ndeshje dhe të mos pranojmë gol. E dimë rëndësinë që ka ky takim. Po luajmë ndaj një ekipi që zhvillon futboll të mirë dhe kjo na bëri të vështirë sfidën e parë. Ata krijojnë shumë raste dhe ne nuk duhet të zhvillojmë lojë mbrojtëse”.

Sonte Milani zbret në fushë në orën 20:45 vetëm për fitore, ashtu siç bën edhe PSV-ja.

/Bekim Bici/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar