Albumi i ri i kantautorit Slaid Cleaves

Albumi i ri i kantautorit Slaid Cleaves

Kantautori Slaid Cleaves ka lindur në një qytet të vogël në Maine, por ai konsideron si shtëpinë e tij qytetin Austin të Teksasit. Megjithatë, ish-studenti i filozofisë nuk kalon shumë kohë atje, pasi udhëton pothuajse gjithë vitin, duke interpretuar këngët e tij në skena të Amerikës dhe në vende të tjera. Albumi i tij “Still

Kantautori Slaid Cleaves ka lindur në një qytet të vogël në Maine, por ai konsideron si shtëpinë e tij qytetin Austin të Teksasit. Megjithatë, ish-studenti i filozofisë nuk kalon shumë kohë atje, pasi udhëton pothuajse gjithë vitin, duke interpretuar këngët e tij në skena të Amerikës dhe në vende të tjera. Albumi i tij “Still Fighting the War”, është i pari album i ri që prej katër vjetësh.

Gjatë dy dekadave të fundit, Slaid Cleaves është vlerësuar për këngët e tij për burrat dhe gratë e thjeshta nga qytetet e vogla, për vështirësitë e jetës së tyre të përditshme. Një nga këto këngë është “Rust Belt Fields”.

“Rust Belt Fields” është një nga dy këngët e albumit “Still Fighting the War” që Slaid Cleaves e krijoi në bashkëpunim me shokun e tij të fëmijërisë dhe kantautor Rod Piccot. Kur dy këngëtarët filluan të bashkëpunonin për herë të parë së bashku, ata uleshin përballë njëri-tjetrit. Por tani që jetojnë në qytete të ndryshme dhe me programe të ngjeshura koncertesh, atyre nuk u qëllon shpesh të jenë bashkë.

Burimi i frymëzimit për këngën që i jep titullin albumit “Still Fighting the War” ishte një seri fotografish që u nderua me çmimin Pulitzer, që portretizonte veteranë të luftës së Irakut që vuanin nga stresi post-traumatik. Kantautorit Cleaves iu deshën katër vjet ta përfundonte.
/Borana Belegu/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar