Albetrol rrit me 31% prodhimin e naftës si pasojë e borxhit prej 5 milionë euro

0

Shoqëria Albetrol sh.a, ka derdhur dje në buxhetin e shtetit shumën e 5 milionë euro për borxhin e grumbulluar ndër vite.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Albpetrol, gjatë një konference për mediat. Sipas Albpetrol, kjo është shuma më e lartë e kaluar në favor të buxhetit të shtetit gjatë 10 viteve të fundit.

Nga viti 2005 deri në muajin Tetor të 2013 kjo shoqëri i ka paguar shtetit rreth 3 milionë euro, ndërsa brenda një dite ka paguar dividentin në shumën 5 milionë euro.

Për vitin 2014, Albpetrol parashikon që të prodhojë gjithsej rreth 38 mijë ton naftë duke e rritur kështu me 31% prodhimin e saj.

\Muzafere Dema\

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here