Alarm i rremë për bombë pranë maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”

Tiranë-Prania e një çante të dyshimtë pranë maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” ka vënë në lëvizje policinë e kryeqytetit. Çanta është gjetur rreth orës 16:50 në trotuarin përballë maternitetit. Ndërkohë një telefonatë anonime ka lajmëruar policinë, pasi dyshohej se brenda çantës mund të ishte vendosur një bombë. Fillimisht ekspertët konstatuan se nga çanta degjoheshin pulse zanore duke

Tiranë-Prania e një çante të dyshimtë pranë maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” ka vënë në lëvizje policinë e kryeqytetit.

Çanta është gjetur rreth orës 16:50 në trotuarin përballë maternitetit. Ndërkohë një telefonatë anonime ka lajmëruar policinë, pasi dyshohej se brenda çantës mund të ishte vendosur një bombë.

Fillimisht ekspertët konstatuan se nga çanta degjoheshin pulse zanore duke bërë të dyshohej për mundësinë e vendosjes së një bombe.

Policia rrethoi menjëherë të gjithë zonën dhe pas kontrollit të kryer rezultoi se alarmi për bombë ishte i rremë, në çantë gjendeshin vetëm disa pajisje elektronike me rrota.

/Rovena Dupi/

 

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar