Akuzohet për korrupsion, zyrtari japonez shpërthen në vaj (VIDEO)

Një video në të cilën një politikan japonez është duke qarë me zë gjatë një konference me gazetarë, pas akuzave për shpenzime të shumta nëpër udhëtime është kthyer në hit të vërtetë në internet. Në videon e cila është shpërndarë me të madhe në rrjetin social, “YouTube”, shihet Ryutaro Nonomura, 47 vjeçar, politikan lokal në

Një video në të cilën një politikan japonez është duke qarë me zë gjatë një konference me gazetarë, pas akuzave për shpenzime të shumta nëpër udhëtime është kthyer në hit të vërtetë në internet.

Në videon e cila është shpërndarë me të madhe në rrjetin social, “YouTube”, shihet Ryutaro Nonomura, 47 vjeçar, politikan lokal në prefekturën e Hyogos, duke qarë me lot, dhe duke thënë fjali që më të shumtën nuk kishin kuptim e duke i rënë tavolinës me grusht.

Video është postuar nga shumë persona “online” ndërsa të paktën një nga postimet është parë nga 640 mijë persona. Konferenca e tij është mbajtur të martën pas publikimit të një raporti në një nga gazetat e Japonisë që nxiste dyshime për shpenzime të tepruara nëpër udhëtime duke përdorur paratë e buxhetit. Vizitat e këtij politikani nuk janë të jashtëligjshme dhe ato ishin raportuar, por shuma e përdorur ishte 30 mijë dollarë.

Pas publikimit të videos së politikanit që qanë me zë, publiku japonez është tronditur. Shpërthimi në vaj në shoqërinë konservatore japoneze nuk është aspak i preferueshëm, ndërsa më të pëlqyerit janë politikanët e qetë dhe që nuk flasin me zë të lartë.

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar