Aktori me famë botërore pjesë e filmit të regjisorit Arben Kastrati

0

Aktori i njohur Gerard Depardieu, do të jetë pjesë e ekipit në filmin shqiptar “Unë dhe Millosheviqi” me regji të Arben Kastratit dhe Nicolas Duval, shkruan KultPlus.
Gérard Xavier Marcel Depardieu është një aktor francez. Ai është një nga aktorët më të njohur i cili a luajtur në më shumë së 170 filma që nga viti 1967.

Në qendër të këtij filmi është një hero i shpallur aksidentalisht e duke përfituar nga gjendja e Kosovës.
Në mesin e tyre është edhe aktorja francezë Nathalie Boyer. Ajo do të sjellë rolin e një gazetareje, profesioni i së cilës është mjaft i vështirë në rrethana normale por që bëhet edhe më i vështirë gjatë raportimit në luftë. Ky rol e bëri për veti aktoren në momentin e parë që ajo e lexoi skenarin dhe u bë arsyeja që Boyer të vijë në Kosovë dhe të qëndrojë për një kohë këtu për xhirime.
Xhirimet për filmin “Unë dhe Millosheviçi” priten që të fillojnë në shtator. Filmi është një produksion në mes të Francës, Maqedonisë dhe Kosovës.

B. Koro

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here