Aktori i njohur Reshat Arbana në gjendje të rëndë shëndetësore

0

Reshat Arbana një nga aktoret më popullorë të kinemasë shqiptare, është shtruar ditën e djeshme me urgjencë në pavionin e Kardiologjisë në spitalin ”Nënë Tereza” për shkak të një gjëndje të rëndë shëndetësore.

Mësohet se aktori vuan nga një sëmundje ishemike e zemrës, e quajtur ‘Angina Pectoris’.

Deri më tani nuk ka të dhëna për gjendjen e aktorit 85-vjeçar, por urojmë që së shpejti të kemi lajme të mira dhe shpresojmë që Ministria e Shëndetësisë ta ndjekë me përparësi këtë lajm e t’i japë mbështetjen që meriton këtij aktori të madh që i ka falur kaq shumë skenës shqiptare.

B. Koro

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here