Aktivistja pakistaneze, Malala fiton çmimin e Amnesty International

Aktivistja pakistaneze, Malala fiton çmimin e Amnesty International

  Amnesty International i ka dhënë çmimin më të lartë aktivistes pakistaneze të arsimit dhe të nominuarës për Çmimin Nobel për Paqe, Malala Yousafzai. Grupi për të drejtat e njeriut, me seli në Londër, ka thënë se Malala do të ndajë Çmimin e Ambasadorit të Ndërgjegjes me këngëtarin amerikan dhe aktivistin e të drejtave, Harry

 

Amnesty International i ka dhënë çmimin më të lartë aktivistes pakistaneze të arsimit dhe të nominuarës për Çmimin Nobel për Paqe, Malala Yousafzai.

Grupi për të drejtat e njeriut, me seli në Londër, ka thënë se Malala do të ndajë Çmimin e Ambasadorit të Ndërgjegjes me këngëtarin amerikan dhe aktivistin e të drejtave, Harry Belafonte.

‘’ Ambasadorët e rinj të Ndërgjegjes janë të ndryshëm nga njëri-tjetri në shumë mënyra, por ato ndajnë përkushtimin e luftës për të drejtat e njeriut, kudo dhe për të gjithë’’ tha Salil Shetty, sekretar i përgjithshëm i Amnesty International

Çmimi njeh individët që kanë promovuar kauzën e të drejtave të njeriut përmes jetës së tyre.

Malala, nxënëse dhe ish-blogere e BBC-së, ka shkruar për jetën nën presionin taliban dhe për pikëpamjet e saj në promovimin e edukimit të vajzave.

Vitin e kaluar, 16-vjeçarja është qëlluar në kokë nga talibanët, por i ka mbijetuar sulmit. Në prill 2013, u konsiderua nga revista ‘’Time’’ si një nga njerëzit më influencues në botë.

 Thënie të  Malala Yousafzai:

”Ëndërroj për një shtet ku të triumfojë arsimi”.

“Nuk dua t’ia di nëse më duhet të ulem në dyshemenë e shkollës. Gjithcka që dua është edukimi dhe nuk kam frikë nga askush”

”Dua ti them botës se duhet të arsimoheni pasi kjo është shumë e rëndësishme. Nëse brezit të ri nuk i jepen lapsa, do ti   jepen armë nga terroristët”

”Dua ta shoh popullin e Pakistanit, të arsimuar, të punësuar dhe me të drejtat e tyre”

“E kuptojmë  rëndësinë e zërave tanë kur jemi të heshtur”

”Nuk dua hakmarrje për Talebanezët, por edukim për djemtë dhe vajzat e tyre”

”E mendoj shpesh dhe e imagjinoj skenën qartë. Edhe nëse vijnë të më vrasin, do tu tregoj se po veprojnë gabim. Edukimi është e drejta jonë themelore”

”Librat dhe lapsat janë armët tona për të mposhtur terrorizmin”

/Elta Liksenaj/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar