Aksioni policor për motorët, ndalohen 350 drejtues

0

Rreth 350 përdorues motorësh dhe motoçikletash janë ndaluar sot  nga Policia e Tiranës, për mosrespektimin e rregullave të qarkullimit.

Nga burime brenda policisë mësohet se me urdhër të Policisë së Shtetit në kryeqytet ka nisur një aksion për drejtuesit e motorëve dhe motoçikletave. Gjatë kontrollit drejtuesve të mjeteve veç dokumentave dhe lejes së drejtimit për kategorinë “A”  është kërkuar mbajtja e kaskave, ndërsa në 350 raste janë marrë dhe masa administrative.

Gjatë 24-orëve të Fundit, 200 drejtues kanë marrë gjoba për mungesë të lejes së drejtimit dhe 150 të tjerëve për mosmbajtje të kokores së sigurisë.

Ky operacion, bëjnë të ditur burime të Policisë së Tiranës, do të vijojë edhe në ditët në vazhdim me qëllim që t’i jap fund përdorimit nga ana e drejtuesve të motoçikletave pa leje drejtimi dhe pa kokore.

Ky operacion do të ndihmojë Policinë të bëjë regjistrimin e plotë të këtyre mjeteve, pasi jo pak motorë apo motoçikleta janë përdorur dhe në ngjarje kriminale por rezultojnë të pa pronar dhe pa targ.

Prej ditës së djeshme strukturat rrugore janë pozicionuar në pikat kyçe hyrëse-dalëse të Tiranës.

/Elta Liksenaj/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here