Aksionerët e TAP, letër falenderimi për Berishën

0

Kryeministri, Sali Berisha ka marre një letër falënderimi nga drejtuesit më të lartë të TAP si, Presidenti i Kompanisë Axpo Tading AG, Heinz Karrer, Drejtori Ekzekutiv, Hans Schulz, si dhe anëtari i Bordit drejtues, Markus Brokhof. Në letrën e tyre ato i shprehin Kryeministrit Berisha falënderimet për rolin e jashtëzakonshëm të tij dhe mbështetjen diplomatike, efektive dhe të fokusuar që ai ka bërë gjatë këtyre viteve në funksion të marrjes së këtij vendimi strategjik.

Letra e plotë

“Me vendimin e Konsorciumit të Shah Denize për të zgjedhur TAP-in është zgjedhur rruga më e shkurtër e transportit, me kosto më të ulët dhe me zgjidhje inxhinierike më të mirë. Në këtë mënyre TAP ka kapërcyer një faze kyçe. Si një komponent integral i Korridorit Jugor të Gazit, TAP kontribuon në sigurimin e furnizimit me energji të Evropës, përfshirë Zvicrën dhe lejon diversifikimin e burimeve të gazit natyror.

Është dëshira jonë e madhe t’ju falënderojmë ju personalisht për mbështetjen diplomatike të jashtëzakonshme, të fokusuar drejt qëllimit dhe efektive që ju na keni dhënë gjatë viteve të shkuara.  Puna juaj e palodhshme dhe e paçmuar gjatë bashkëpunimit tonë ka kontribuar në mënyrë të konsiderueshme në këtë sukses. Falë kësaj si Shqipëria edhe Axpo ia kanë dalë ta pozicionojnë veten në mënyrën më të favorshme në rajonin e Kaspikut ashtu si dhe me partnerët evropianë”, përfundon letra drejtuar kryeministrit Berisha.

/Erilda Sulika/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here