Aksion për prishjen e furrave të gëlqeres, tension mes policisë e pronarëve

0

Disa prej furrave për shkrirjen e gëlqeres në Krujë u prishën sot pas një aksioni të ndërmarrë nga Ministria e Mjedisit, INUK-u dhe policia e rendit.

Aksioni u shoqërua me momente tensioni mes efektivëve të policisë dhe pronarëve të furrave, të cilët kanë kundërshtuar duke thënë se furrat janë i vetmi burim të ardhurash për ta. Siç shihet në videon e mëposhtme, policia shoqëroi për në komisariat njërin prej pronarëve, i cili kundërshtonte punën për prishjen e furrave që përdornin si lëndë djegëse gomat e makinave.

Ministria e Mjedisit sqaron se të gjitha furrat e gëlqeres prej vitesh ushtrojnë aktivitet në kundërshtim të plotë me të gjitha ligjet. Gjatë aksionit të sotëm INUK-u prishi dhjetë furra ndërkohë që operacioni do të vijojë edhe në ditët e ardhshme.

/Objektiv.al/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here