Aksidentohet Sokol Olldashi në Krrabë, dyshohet të ketë humbur jetën

0

Deputeti i Partisë Demokratike Sokol Olldashi është aksidentuar sonte në mbrëmje nw orwn 21:18 në aksin Tiranë-Elbasan në vendin e quajtur Lapidari i Krrabës. Automjeti me të cilin udhëtontë deputeti Olldashi ka rënë në greminë. Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe janë shprehur se informacionet nuk janë të mira.

Nga hetimet e deritanishme  mësohet se shkak i aksidentit është humbja e kontrollit për shkak të shiut të dendur. Reshjet e dendura të shiut kanë penguar deputetin Olldashi të shohë dhe ai ka dalë nga rruga. Mësohet se thellësia e humnerës është rreth 100 metra. Makina është shkatërruar e tëra. Në makine ka qenë edhe një person i dytë.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri, Kryetari i Parlamentit Ilir Meta, deputeti Flamur Noka dhe Taulant Balla dhe deputetë të tjerë të Partisë Demokratike.

/Ejup Lila/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here